Skënder Hita është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa vendimi zyrtar është bërë publik nga qeveria.
Emërimi i tij është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm, dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Vendimi bazohet në nenin 100 të Kushtetutës, si dhe në dispozitat përkatëse të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.
Sipas këtij vendimi, Skënder Hita merr detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe i akordohet grada “Drejtues madhor”.
VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 56, pikat 1 e 2, e 85, pika 10, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Skënder Hita emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i jepet grada “Drejtues madhor”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA


