Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Elton Ilirjani ndihmon Parashqevinë”/ Bledi Mane plas keq ndaj shqiptarëve: Deri dje donit ta vr*sni tani e adhuroni

    December 16, 2024
    "Elton Ilirjani ndihmon Parashqevinë"/ Bledi Mane plas keq ndaj shqiptarëve: Deri dje donit ta vr*sni tani e adhuroni

    Pasi biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani u shpreh se do të mundësojë një banesë të përkohshme për artisten Parashqevi Simakun, ky lajm e jo vetëm,  mesa duket nuk është pritur mirë nga të gjithë.

    Një reagim i fortë ka ardhur nga gazetari i njohur Bled Mane, jo për Eltonin por për popullin shqiptar.

    Në një reagim të bërë në rrjet, Mane shkruan me ironi se nuk arrin ta kuptojë këtë dashuri të papritur të popullit shqiptar për Elton Ilirjanin, i cili disa ditë më parë “urrehej e baltosej masivisht”.

    Reagimi i Bledi Manes:

    “Qysh mbrëmë e deri sot ka pllakosur një dashuri e madhe kombëtare për Elton Ilirjanin, një emër i përveçëm i të drejtave të njeriut i cili fatkeqësisht para së shtunës datë 14 dhjetor e më mbrapa urrehej e baltosej masivisht. Të vetmet mëkate kishte fustanin që vishte, buzkuqin që lyente buzët dhe klithmën e thellë për liri dhe identitet seksual. Me përjashtime të guximshme që e mnronin tek-tul, masivisht kudo dëgjoje fyerje për të, lexoje sharje dhe mallkime pa fund dhe në fund e mbyllnin me varje apo vrasje. Elton Ilirjani nuk ka punuar kurrë në shtet, nuk ka vjedhur apo përlarë paratë publike, pavarësisht se është nga Tepelena nuk ka dalë kurrë me maska për të grabitur te ura e Memaliajt, nuk është vrasës me pagesë i bandave të Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Tiranës pra me një fjalë kanë dashur ta vrasin se ka dashur të dashurojë atë që ndjen pavarësisht se mund të jetë femër apo mashkull. E ndërkohë që mitralozët ishin bërë gati për breshërinë vrastare ndodhi hataja. Eltonin sot e do një komb i tërë pse në mënyrë njerëzore dhe shembullore morri për dore nga rruga ku ishte braktisur yllin e këngës shqiptare Parashqevi Simaku. E puthi, e përqafoi, e lau, e strehoi, e ushqeu dhe po e ringre nga bataku ku ishte tretur. Jam i sigurtë që do i japë edhe ndihmë klinike mjekësore, terapi shpirtërore dhe do ia rikthejë lavdinë dhe bukurinë e dikurshme. Ndërkohë që shumë mysybetër në Shqipëri deri dje e kërcënonin me jetë, sot po e hanë turpin me bukë. E shanin dhe e kërcënonin sepse gjenin veten e tyre te Elton Ilirjani, ia donin lirinë e madje e dashuronin por ngaqë nuk kanë kurajo ia shprehnin dashurinë me mallkime.

    Ti Elton boll u dehe me lëvdatat por përvishju punës, kujdesu për Parashqevinë këto kohë dhe ejani në qershor në Tiranë e bashkë me Lali Erin, Blendi Gonxhen, Ervin Kurtin, Alban Malen dhe televizionin Top Channel ti organizojmë një super koncert në stadium bashkë me emrat e tjerë të mëdhenj Irmën, Kozmain, Liljanën, Erandën…”

    LEXO EDHE:

    “Do jetë shumë mirë tani”/ Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun: Do këndojë sërish për publikun shqiptar

    "Elton Ilirjani ndihmon Parashqevinë" Bledi Mane plas keq ndaj shqiptarëve Deri dje donit ta vr*sni tani e adhuroni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.