Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Më heq trurin, vdes për brekët”/ I kërkoi favore se*suale një gruaje, arrestohet mjeku i Qendrës Shëndetësore

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ekzekutoi fqinjin dhe i vodhi paratë/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Isuf Hasën

    April 23, 2025
    Ekzekutoi fqinjin dhe i vodhi paratë/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Isuf Hasën

    TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet sa i takon vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Shëngjergj dhe ka dërguar për gjykim autorin Isuf Hasa.

    Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13 Janar të këtij viti ku Isuf Hasa vrau fqinjin dhe më pas i mori dhe lekët do të gjykohet për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

    Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ekspertiza mjeko ligjore provoi se 81-vjeçari humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi.

    Ndërsa autori, Isuf Hasa, i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij. Autori gjithashtu pranoi që mori edhe sasinë e parave që viktima mbante gjithnjë me vete të lidhura me një qese në qafë.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Vrau fqinjin dhe më pas i mori paratë, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq shtetasin I.H për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.H për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.258 të vitit 2025, u arrit të provohet se shtetasi I.H. shkaktoi vdekjen e fqinjit të tij, shtetasit Xh.M., i gjetur i pajetë në fshatin Shëngjin i Vogël në njësinë administrative, Shëngjergj të Tiranës më 13.01.2025.

    Ekspertiza mjeko ligjore provoi se viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi. Ndërsa autori, shtetasi I.H. i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij. Autori gjithashtu pranoi që mori edhe sasinë e parave që viktima mbante gjithnjë me vete të lidhura me një qese në qafë.

    Për shkak të marrëdhënieve të afërta që ekzistonin midis tij dhe viktimës, shtetasi I.H. ishte në dijeni të faktit që viktima mbante gjithmonë një qese me vete të lidhur në qafë, ku gjendeshin paratë e tij dhe pasi kreu aktit e vrasjes u largua drejt shtëpisë së vajzës së tij në Vorë, ku la armën e krimit dhe sasinë monetare.

    Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dërgon në gjyq shtetasin I.H. për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ në dëm të viktimës, shtetasit Xh.M./Radar.al 

    Isuf Hasa shengjergj Xhemal Meta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Më heq trurin, vdes për brekët”/ I kërkoi favore se*suale një gruaje, arrestohet mjeku i Qendrës Shëndetësore

    November 6, 2025

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    November 6, 2025

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    November 6, 2025

    E FUNDIT/ Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.