Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme New Yorkun ku u ekzekutua Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut njoftoi rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm, në polici mbërriti lajmi se dikush ishte qëlluar për vdekje.
Ekpiet e kujdesit të urgjencës e transportuan atë në spitalin Mount Sinai West në “gjendje kritike, ku më vonë u shpall i vdekur”.
Një i dyshuar si autori i ngjarjes së rëndë është larguar nga vendngjarja dhe mbetet në arrati.
Sipas policisë, Thompson dukej se ishte në shënjestër të sulmit, me të dyshuarin që e priste jashtë i veshur me një maskë skijimi.
Hetuesit thonë se kanë video të të shtënave, por akoma nuk është zbuluar motivi i të dyshuarit.