Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë rritet mbi 1,700, mijëra të plagosur dhe të pastrehë

    “Hesht, qetësohu”/ 40-vjeçari i verbër në gjyq për vr*sje dhe sulme s*ksuale ndaj grave në Britani

    Brazili përmbys Japoninë në shtesë, Martinelli dërgon “Seleçaon” në 1/8-at e Botërorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ekskluzive/ SHISH paraqet raportin në Kuvend, Hyseni: Rritje e kërcënimeve hibride dhe fushatave të dezinformimit

    June 29, 2026

    Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të institucionit në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Sigurinë Kombëtare, në një mbledhje me dyer të mbyllura që zgjati më shumë se dy orë.

    Gjatë raportimit, Hyseni informoi deputetët mbi situatën e sigurisë në vend, nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, aktivitetet e shërbimeve të huaja të inteligjencës, si dhe sfidat që lidhen me operacionet e influencës, dezinformimin, terrorizmin, radikalizmin dhe krimin e organizuar.

    Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, një nga pikat kryesore të raportit ishte rritja e kërcënimeve hibride.

    “SHISH vlerëson se ka rritje të kërcënimeve hibride në formën e aktiviteteve influencuese malinje, fushatave të dezinformimit dhe operacioneve informative nga shërbimet e inteligjencës së vendeve kundërshtare ndaj proceseve integruese të Shqipërisë, të cilat shfrytëzojnë çdo zhvillim të rëndësishëm për të nxitur destabilitet dhe pasiguri. Në këtë kontekst, SHISH bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë për t’u kundërvënë këtyre aktiviteteve”, mësohet të ketë deklaruar Hyseni.

    Para nisjes së raportimit, drejtoresha e SHISH u përball me akuza nga deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët pretenduan se shërbimi informativ është përdorur për të mbledhur informacione mbi protestuesit dhe për t’ia përcjellë ato Kryeministrit Edi Rama.

    “Shërbimi Informativ është infiltruar në protestë. Është e çuditshme që kryeministri ka informacion të detajuar për çdo qytetar që flet për pesë minuta në protestë”, deklaroi Klevis Balliu.

    Ndërsa Flamur Noka akuzoi SHISH se është përdorur në funksion të interesave politike.

    “Keni involvuar totalisht shërbimin në funksion të karriges së Edi Ramës dhe jo të shtetit. Keni mbledhur informacione dhe dezinformacione për protestuesit, për të shuar protestën”, u shpreh ai.

    Sipas burimeve nga komisioni, Vlora Hyseni i hodhi poshtë kategorikisht këto akuza.

    “Po dezinformoni dhe po e përdorni, si gjithmonë, raportimin në komision për retorikë dhe interesa politike”, mësohet t’u ketë thënë ajo deputetëve të opozitës.

    Raportimi i SHISH u zhvillua në një seancë të mbyllur, për shkak të natyrës së informacionit që lidhet me sigurinë kombëtare.

    Hyseni Kuvend SHISH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë rritet mbi 1,700, mijëra të plagosur dhe të pastrehë

    June 29, 2026

    “Hesht, qetësohu”/ 40-vjeçari i verbër në gjyq për vr*sje dhe sulme s*ksuale ndaj grave në Britani

    June 29, 2026

    Brazili përmbys Japoninë në shtesë, Martinelli dërgon “Seleçaon” në 1/8-at e Botërorit

    June 29, 2026

    Surprizë e pazakontë në Kolorado: Hapi derën e kamionçinës dhe gjeti një ari në ulësen e pasagjerit

    June 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.