Edhe pse janë zgjedhur me dëshirë në pozicionin e deputetit dhe marrin rreth 2 milionë lekë në muaj, shumë prej tyre as nuk denjojnë që të shkojnë nëpër komisione dhe seanca plenare.
Radar.al sjell emrat e deputetëve që kanë bërë më shumë mungesa gjatë muajit qershor, ku bie në sy deputetja e Bashës, Ori Nebiaj e cila këtë vit ka qenë dhe analiste e Big Brotherit në Top Channel, Flamur Noka, Agron Shehak dhe Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë Sali Berisha përveçse problemeve gjyqësore, i duhet të përballet edhe me vështirësi ekonomike, pasi Kuvendi nuk I ka paguar asnjë lek në lidhje me veprimtarinë e tij parlamentare. Sikurse ai ka deklaruar të ardhurat e familjes së tij janë pensioni I bashkëshortes së tij, Lilit, dhe paga e tij si deputet.