ITALI– “Ejani, babi po na rreh”, këto ishin fjalët e thëna në telefonatën e djali 13-vjeçar shqiptar, i cili telefonoi policinë italiane në Civitanova Marche në juglindje të Ankonës duke kërkuar ndihmë.
Menjëherë sapo policia arriti në adresën e dhënë nga i mituri, e gjeti djalin në rrugë, të tronditur e duke qarë.
Ai i kishte treguar shtëpinë ku babai vazhdonte të dhunonte nënën e tij, një 42-vjeçare shqiptare.
Nga mediat e huaja mësohet se efektivët i kanë dhënë ndihmën e parë gruas së plagosur dhe dy fëmijëve të tjerë të mitur, njëri prej të cilëve kishte plagë nga dhuna e ushtruar.
47-vjeçari shqiptar ishte në dhomën e gjumit kur policia italiane hyri brenda banesës për ta arrestuar atë.
Gruaja dhe tre fëmijët e tij u dërguan në urgjencë dhe më pas në stacionin e policisë Civitanova Marche, ku, nga nëntori 2023, është hapur një dhomë kushtuar viktimave të dhunës.