Mbrëmja e 2 nëntorit ishte nata e parë për Einxhel Shkirën në moderimin e “Goca dhe Gra”.
Einxhel Shkira, është rikthyer në ekran, pas një periudhe të gjatë pauze që ia dedikoi të birit me kohë të plotë.
Me këtë rast, partneri i saj, Dj Dagz, i dedikon asaj një letër romantike, në të cilën, mes të tjerave, shkruan:
“Faleminderit shumë që sakrifikove punën gjithë këto vite që të jesh pranë familjes, gjë që unë s’e pata forcën asnjëherë ta bëja. Tani ka ardhur koha; unë Trev dhe gjithë familja duam që të vazhdosh të jesh pjesë e gjësë që ti di ta bësh më së miri dhe atë punë që ti e ke në zemër. Gjithmonë krenar për ty…”

