Informohu siç duhet

Einxhel Shkira nënë me kohë të plotë/ Hedh “kunja” për kolegët: S’të lë rradhë njeri, jemi bërë moderator për metër katror

Einxhel Shkira

KOSOVË– Einxhel Shkira prej kohësh i ka munguar ekranit. Ajo i ka kushtuar kohë rritjes së djalit të saj dhe këtë fakt duket se e ka shijuar në maksimum.

Megjithatë ka shumë ndjekës të cilët i kërkojnë të rikthehet në ekran, aty nga ku të gjithë e kanë njohur.

Moderatorja ka publikuar një foto, ku shihet se një fans i saj i ka bërë një mesazh ku i shkruan se duhet të prezantosh Festivalin e fundvitit në RTSH.

“Të lutem prezanto ket vit festivalin e rtsh.”-kështu shkruhet në mesazhin që ka marrë Einxhel.

Ndërsa moderatorja mbi foton që ka postuar shkruan: Kerkesa qe sme kishte ardhur ndonjehere. Mire e ke ti, bukur do ishte, po ste le radhe njeri. Se ne jemi bere moderator per meter katror.

Një koment ky thumbues për të gjithë kolegëët e saj moderatorë e gazetarë në televizionet shqiptare.

 

InstaSTORY i Einxhel Shkirës.
Exit mobile version