Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, do të përballen të martën në “Arena Egnatia” me ekipin islandez Breidablik, në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve. Ndeshja nis në orën 21:00 dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur me rreth 4000 tifozë vendas, duke shënuar herën e parë që Egnatia luan në një kompeticion kaq të rëndësishëm në shtëpi. Ky moment historik për klubin e Rrogozhinës do të shoqërohet edhe me tingujt e himnit të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen do ta gjykojë gjyqtari boshnjak Antoni Bandić. Trajneri Tetova dhe ekipi synojnë fitoren për të krijuar avantazh para ndeshjes së kthimit.


