Egli Tako ka komentuar edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke vlerësuar maksimalisht produksionin e këtij sezoni dhe risitë që, sipas saj, sollën një tjetër nivel në televizionin shqiptar.
E ftuar në emisionin Wake Up, ajo tregoi se e ka ndjekur spektaklin aq sa ia kanë lejuar angazhimet, duke theksuar se është e vështirë t’i shpëtosh fenomenit të Big Brother.
Sipas Eglit, produksioni këtë vit ka qenë “i jashtëzakonshëm”, pasi publiku pa situata dhe elemente që nuk ishin realizuar më parë në mediat shqiptare. Megjithatë, ajo u shpreh se kasti i banorëve mund të kishte qenë më i fortë, sidomos duke marrë parasysh nivelin e lartë të organizimit dhe investimit në spektakël.
Në fund, ish-finalistja tha se u gëzua për fitoren e Selin Bollati, duke shtuar se i erdhi mirë që ai triumfoi në këtë edicion.


