Finalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako, ka zgjuar dyshime në rrjet pas një postimi ku shfaqet vetëm në Prishtinë. Ajo publikoi një foto në InstaStory nga makina me mbishkrimin “Era Prishtinë”, ndërsa mungesa e Gjestit, me të cilin ka pasur një lidhje gjatë spektaklit, nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.

Egli dukej e qetë dhe e veshur me stil, por nuk dha asnjë detaj për arsyen e vizitës. Fansat menjëherë nisën të spekulojnë – disa mendojnë se çifti mund të jetë ndarë, të tjerë shpresojnë për një ribashkim ose një projekt muzikor të përbashkët që po përgatitet në heshtje.
Për momentin, Egli nuk ka reaguar ndaj zërave, por prania e saj në Prishtinë ka ndezur rrjetin dhe shtuar kuriozitetin për të ardhmen e saj personale dhe artistike.


