Pavarësisht situatave që po ndodhin në shtëpi, duket se Gjesti ka një mendim të mirë për Xumin, të cilin Egli e do jashtë dhe e ka vendosur në një nominim me veten kokë më kokë nga i cili njëri do lërë sonte shtëpinë e BBVA.
Gjesti në një moment është shprehur se Egli ka ndryshuar për mirë, pasi ka filluar që të njohë fytyrat e vërteta të banorëve në shtëpi.
“Ka ndryshuar për mirë, se ka qenë çika duke shkuar dëm. Ua ka parë fytyrat e vërteta. Ja kam treguar nja 2-3 fytyra këtu, të tjerat i ka gjetur vetë. Veç harronit krahun e ia futnit thikë pas shpine. Kur iu ka parë që jeni fals, ju të gjithë e keni sulmuar. Tjetra, unë dua që Egli të qëndrojë, normale”, tha Gjesti.
Ndërkohë ai shtoi se nëse Egli largohet, do të flejë në një krevat me Xumin. Këngëtari u shpreh se ‘Xumi është djalë i mirë’ si dhe kujtoi se ai e ka pritur me buzëqeshje kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
“Po edhe nëse Egli nuk rri, unë me Xumin kam me flet në krevat. Xumi është djalë i mirë, seriozisht. Mua më ka pritur i pari me buzëqeshje, më ka hapur derën, faleminderit shumë vëllaçko. Seriozisht e ke zemrën e mirë”, tha ai.

