Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë, humb jetën turistja 30-vjeçare

    Akuzohet për shpërdorim detyre, sot seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi

    Digjet automjeti në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në sediljen e pasagjerit (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Edi Rama për “Dezeen”: Tirana nuk është Dubai i ri, por një histori dashurie me arkitekturën

    October 29, 2025

    Kryeministri Edi Rama ka folur për revistën më të njohur të arkitekturës në botë, Dezeen, duke shpjeguar vizionin e tij për rolin që arkitektura po luan në transformimin e Shqipërisë. Në intervistën ekskluzive, ai thekson se beson fuqishëm në ndikimin e arkitekturës për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve dhe në imazhin e vendit.

    “Unë besoj shumë te arkitektura dhe te fuqia e saj për të ndikuar në mënyrën se si jetojmë. Për një vend si Shqipëria, arkitektura e mirë është një burim energjie dhe frymëzimi për shoqërinë”, tha Rama nga zyra e tij në Tiranë.

    Sipas tij, Shqipëria po përjeton një moment të rrallë në historinë e saj urbane. Studio të njohura ndërkombëtare si MVRDV, BIG, OMA, “Stefano Boeri Architetti” dhe “Ricardo Bofill Taller de Arquitectura” po ndërtojnë projekte që po e kthejnë Tiranën në një qendër të re të arkitekturës bashkëkohore.

    “Duam ndërtesa që lidhen me territorin dhe me shpirtin e vendit tonë, jo arkitekturë gjenerike që mund të jetë kudo në botë. Nuk duam yje që bien nga qielli, por një histori dashurie midis arkitektëve dhe Shqipërisë”, tha Rama.

    Në intervistë, kryeministri kujtoi kohën kur si kryebashkiak i Tiranës nisi prishjen e mbi 10 mijë ndërtimeve të paligjshme, duke e përkufizuar atë periudhë si pikën e kthesës në mënyrën se si e kuptoi fuqinë e arkitekturës për të ndryshuar qytetet dhe mënyrën e të menduarit të njerëzve.

    Ai kujtoi gjithashtu ndikimin e përvojave të para jashtë vendit pas rënies së komunizmit: “U trondita kur pashë Piramidën e Luvrit. Ishte bashkëjetesa e dy epokave krejt të ndryshme, një mësim i madh për atë që arkitektura mund të përfaqësojë.”

    Rama u shpreh kundër tendencës për të krahasuar Tiranën me qytete si Dubai. “Një arkitekt më tha: ‘Tirana është Dubai i ri?’. Iu përgjigja: ‘Jo, Tirana është Tirana’. Duhet të dëgjosh malin, lumin, njerëzit, aromat e qytetit për të kuptuar se çfarë duhet ndërtuar këtu”, tha ai.

    I pyetur për kritikat mbi zhvillimin e shpejtë të kryeqytetit, Rama i quajti “budallallëqe” komentet që lidhen me pastrimin e parave apo korrupsionin në ndërtim. “Këto janë si kokoshka që treten. Ndërtesat mbeten, dhe ato do të tregojnë historinë tonë”, shtoi ai.

    Kryeministri theksoi se bashkëpunimi me arkitektë të njohur ndërkombëtarë është një “universitet i hapur në natyrë” për arkitektët e rinj shqiptarë, të cilët po mësojnë përmes eksperiencës direkte.
    “Pas dhjetë vitesh do të kemi yllin tonë, Bjarken tonë shqiptar”, tha Rama, duke iu referuar arkitektit të famshëm Bjarke Ingels.

    Sipas tij, arkitektura është bërë pjesë e identitetit të ri të Shqipërisë moderne — një mënyrë për të treguar se vendi po ecën përpara jo vetëm ekonomikisht, por edhe estetikisht dhe shpirtërisht.

    arkitektura Dezeen Edi rama tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë, humb jetën turistja 30-vjeçare

    July 21, 2026

    Akuzohet për shpërdorim detyre, sot seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi

    July 21, 2026

    Digjet automjeti në Korçë, 66-vjeçari gjendet i pajetë në sediljen e pasagjerit (EMRI)

    July 21, 2026

    Paunoviç me pagë drejtoreshe në një institucion të mbyllur në Kosovë

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.