PRISHTINË– Në shtëpinë e BBV Kosova mesa duket kanë nisur romancat e para. Edi dhe Dolce, dy prej banorëve që kanë krijuar më shumë zhurmë kanë vënë pikat mbi “I” me një puthje.
Ky moment erdhi pas një jave të mbushur me lëvizje flirtuese, afrime të vazhdueshme, prekje delikate dhe batuta plot nënkuptime. Dinamika e tyre elektrizuese ka qenë e dukshme jo vetëm për banorët e tjerë, por edhe për publikun që i ndjek me vëmendje në rrjete sociale.
Puthja e parë ka ndezur menjëherë debatet: a është kjo një ndjenjë e sinqertë që po lind mes tyre, apo vetëm një strategji loje për të fituar vëmendje?
Duke parë ritmin e shpejtë me të cilin po afrohen, fansat tashmë po pyesin veten nëse ky raport do t’i rezistojë presionit brenda shtëpisë ku çdo emocion është i shtuar apo nëse romanca mund të kthehet në një pengesë serioze për rrugëtimin e tyre drejt çmimit të madh./Radar.al
View this post on Instagram
Greqia vijon hakmarrjen, shpall non grata gazetarin Artan Hoxha (DOKUMENTI)


