Site icon Informohu siç duhet

Edhe të dënuarit do votojnë, KQZ miraton qendrat në 11 burgje

Dhu*uan gardianin e burgut të Fierit, në kërkim 4 persona

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, gjatë së cilës mori një sërë vendimesh në lidhje me shqyrtimin administrativ të denoncimeve të paraqitura nga parti politike dhe organizata të ndryshme.

KQZ autorizoi gjithashtu 11 KZAZ për ngritjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçme dhe emërimin e anëtarëve për votimet në institucionet e vuajtjes së dënimit.

1. KZAZ-së nr. 20 për KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë Krujë, Qarku Durrës
2. KZAZ-së nr. 1 për KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër
3. KZAZ-së nr. 16 për KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër
4. KZAZ-së nr. 80 për KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër
5. KZAZ-së nr. 86 për KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë
6. KZAZ-së nr. 61 për KQV nr. 3079/03, pranë I.E.V.P Fier
7. KZAZ-së nr. 48 për KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan
8. KZAZ-së nr. 45 për KQV nr. 2273/02, pranë I.E.V.P Elbasan
9. KZAZ-së nr. 67 për KQV nr. 3433/00, pranë I.E.V.P Berat
10. KZAZ-së nr. 46 për KQV nr. 2565/01, pranë I.E.V.P Elbasan
11. KZAZ-sw nr. 11 për KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku Kukës.

Në përfundim të shqyrtimit, KQZ vendosi të pushojë hetimin administrativ për denoncimet ndaj:
Kryetarëve të Bashkive Klos dhe Durrës
Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit Bashkiak Klos
Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë

Ndërkohë, u vendos vijimi i hetimit administrativ për denoncimet e mëposhtme:
Denoncimi nr. 53 ID ndaj Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë
Denoncimi nr. 57 ID (datë 06.03.2025) ndaj Kryetarit të Bashkisë Roskovec
Denoncimi nr. 58 ID ndaj Kryetarit të Bashkisë Elbasan

Për denoncimet:
Nr. 60 ID (Organizata “Drejtësia Sociale”) ndaj Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor
Nr. 67 ID (Partia Demokratike) ndaj Kryeministrit, Ministrit të Infrastrukturës dhe Kryetarit të Bashkisë Divjakë
u vendos përfundimi i hetimit, ndërsa vendimi përfundimtar do të shpallet në një seancë të ardhshme.

Gjithashtu, u shty shqyrtimi për denoncimin nr. 59 ID të organizatës “Qëndresa Qytetare”, që ka në fokus disa zyrtarë të nivelit të lartë dhe vendor.

Në lidhje me materialet propagandistike të subjekteve zgjedhore, KQZ vendosi t’u lërë një afat 24-orësh për vendosjen e shënimit ligjor:
“Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të … (emri i subjektit)”.

Nëse nuk respektohet ky detyrim, do të urdhërohet heqja e materialeve nga Policia Bashkiake. Subjektet që preken janë:

Partia Socialiste e Shqipërisë: në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë: në Dibër, Tiranë
Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”: në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër
Koalicioni Euroatlantik: në Elbasan
Partia Djathtas 1912: në Delvinë

Exit mobile version