TIRANË– Aktorja e njohur shqiptare Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në podcastin e vajzës së saj, Renee Reffo.
Aty mes shumë temash, Julia ka thënë se Parashqevi Simaku i ka thënë që gjithçka kanë folur kur aktorja ishte në Amerikë dhe u takuan, t’i thuash vetëm tek podcasti i vajzës tënde dhe jo në tele vizione të tjera.
Julia zbulon se e ka pyetur Parashqevinë për koncertet që ajo bënte nëpër qytetet e Shqipërisë para se të largohej drejt Amerikës.
“Një rast tjetër ishte në Vlorë. E pyeta si të komplimentonin në Vlorë. Sa e mirë je moj Parashqevi, edhe motër të të kisha do të të kisha… (qesh) Një tjetër rast në Ersekë tregoi që një ushtar s’kishte mundur të gjente lule, më solli një tufë me çaj mali. Ndërsa në Shkodër, ishin mbledhur shumë njerëz e më shumë njerëz kishte jashtë pallatit ku do mbahej koncerti sesa brenda. Pasi doninj të gjithë ta shikonin. Dhe koncerti u bë në stadium. Në një moment tha vjen një grua drejt meje dhe me kap tek dhëmbët sikur do mi shkulte dhe drejtohet nga publiku: I ka të vërtetëëë.”- janë këto gjërat e bukura që Parashqevia i ka treguar Julias./Radar.al
(Momenti kur flet për Parashqevi Simakun nga 01:02:40)

