Në një intervistë për “dekalog” në DritareTV, gazetari i njohur Bledi Mane komentoi aludimet që prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar në rrjet për romancë mes tij dhe ish-konkurrentes së “Për’puthen”, Shqipja Hysenaj.
Duke hedhur poshtë aludimet në fjalë, Mane me ironi shtoi: “Shqipja është një vajzë që ka dalë nga spektakli Për’puthen. Është një vajzë e virgjër nga të gjitha anët madje deri tek truri. Është pak hipokrite,” tha ai.
I pyetur për natyrën e marrëdhënies që ruan me Hysenajn, gazetari u shpreh se nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë asnjë lloj lidhje me të.
“Ka shumë fjalë që thonë se unë kam qenë i lidhur me Shqipen, por e kam thënë dhe e them sërish: më mirë lidhem me një tigër të kopshtit zoologjik sesa me Shqipen. Jemi shumë të kundërt. Shqipja është shumë zakonore, ndërsa unë i përkas njerëzve liberalë,” u shpreh Mane.
Ndërsa e mbylli fjalën e tij sërish me ironi: Shqipja bën mirë të shkojë te partia e Sali Berishës.