Pak ditë më parë, një vajzë e re alarmoi policinë dhe forcat speciale RENEA në Astir. Sajma Qordja kërkoi ndihmën e Policisë pasi deklaroi se ishte dhunuar nga disa djem. Por më pas ajo u ngujua në apartamentin e marrë me qira nga i dashuri.
Ndërkohë eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke folur rreth ngjarjes në Astir, zbuloi të dhëna vërtet shokuese për rininë shqiptare në këto kohë dhe ngriti alarmin për prindërit të jenë më të vëmendshëm.
“Nga ana e policisë apo ata që bëjnë kontrollin dhe mbajnë policimin në qytet. Kemi shumë pikëpyetje… Me siguri banorët janë habitur dhe nuk e dinin se kush ishte…Sot fëmija të thotë po iki… Në kushtet kur vajza është çuar ka parë derën mbyllur, mund të ketë inskenuar pengmarrjen dhunë.
RENEA ishte thirrur sepse ishte konsideruar pengmarrje. Por vajza ishte vetëm në banesë. Një nga arsyet që shërbejnë këto shtëpi, në fillim njihe , kalon në një marrëdhënie dashurie, pastaj futen në këto shtëpi ku nga alkooli dhe droga kalojnë në orgji, nuk je vetëm me një person, pastaj kalon në prostitucion, më pas në korrierë dhe më pas në anëtarë të organizatës kriminale. Pra e fillojnë kështu si rastësisht…Prindërit duhet të marrin vesh se deri ku mund të mbërrijë vajza, ose e vrarë ose në burg, sepse përfshirja në këto grupe kriminale, sjell vetëm këto”, ka thënë mes të tjera eksperti i Kriminalistikës ne Abc news duke shtuar:
Birra e a*më/ Dalin PAMJET, çfarë u gjet në apartamentin ku mbahej e mbyllur Sajma Qordja në Astir
“Në raportin e vjetshëm që patëm në gjendjen e kriminalitetit nga ana e prokurorisë së përgjithshme që është rritur mosha nga 14 -18 te 18 në 21 e përfshirë në kriminalitet, si persona në konflikt me ligjin. Kemi shumë raste që nga përdorues është kthyer në shpërndarës. Flasim për kokainë që një gram sot është 80 euro. Prindërit ngaqë nuk i njohin simptomat e veçanta të narkotikëve mendojnë që është i pirë dhe mendojnë ta mbyllin brenda shtëpisë së mureve”.

