Informohu siç duhet

“E turpshme që Thaçi gjendet ende në burg”/ Grenell: Haga është rrënuar

KOSOVË– I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se ishte prokurori Jack Smith ai që urdhëroi arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në reagimin e tij në rrjetin social “X”, Grenell ka theksuar se arrestimi i Thaçit ndodhi në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej intensivisht për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është rrënuar.”- ka shkruar Grenell.

Ish-presidenti Thaçi u arrestua vetëm pak javë përpara se Kosova dhe Serbia të nënshkruanin marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020./Radar.al 

“Serbi, Serbi të q*fsha motrën”/ Momenti i pazakontë i Egli Takos në koncertin në Drenicë

Exit mobile version