Reperi i shumënjohur amerikan, Kaseem Ryan i njohur ndryshe si KA, ka ndërruar jetë papritur në Nju Jork.
Lajmin e hidhur e bëri publik familja e tij përmes një postimi në rrjete sociale.
“Ne jemi zemërthyer për të njoftuar vdekjen e Kaseem Ryan (1972-2024), reperit dhe producentit të njohur si Ka”, shkroi familja e yllit në një shënim në Instagram.
“I lindur dhe i rritur në Broënsville, Brooklyn, Ka jetoi një jetë në shërbim të qytetit të tij, komunitetit dhe muzikës së tij.
Si një veteran 20-vjeçar i Departamentit të Zjarrfikësve të Nju-Jorkut, ai vuri jetën e tij në vijën e parë për të mbrojtur bashkëqytetarët e tij. Ka u ngrit në gradën e kapitenit të FDNY dhe ishte reaguesi i parë më 11 shtator 2001 gjatë sulmeve në Qendrën Botërore të Tregtisë. Ai lë një trashëgimi të jashtëzakonshme si artist, duke përfshirë 11 albume solo të njohura të vetë-publikuara. KA ka lënë pas gruan, nënën dhe motrën”, përfundon deklarata.
Ju bëjmë me dije se Ka publikoi albumin e tij të fundit, “The Thief Next to Jesus”, më 19 gusht 2024.