Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur së fundmi në Kosovë ku një efektiv policie u gjet i pajetë në Prishtinë.
Nga hetimet e bëra konkludon se viktima është Alban Tolaj, babai i moderatores së njohur kosovare Elsa Tolaj.
Mediat kosovare e raportuan ngjarjen si vetëvrasje. Megjithatë thuhet se po vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga ana tjetër të afërmit e viktimës kanë deklaruar se vdekja ishte aksidentale.
