TIRANË– Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu.
Teksa ka folur edhe për librin e Kamala Harris që solli në Shqipëri, Linda ka rrëfyer edhe për historinë e dashurisë, lidhjen dhe martesën me numrin një të qeverisë.
“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqjeqë i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë. Megjithatë, tregon se martesa me kryeministrin Edi Rama i “kushtoi” 3 dorëheqje. Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët.”- u shpreh Linda./Radar.al

