Site icon Informohu siç duhet

E shtuna sjell diell dhe kthjellime, por era forcohet në bregdet deri në 17 m/s

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nga orët e mesditës deri në pasdite priten vranësira të pakta dhe kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, herë pas here, ajo do të arrijë deri në 17 m/s.

Në det pritet valëzim me forcë 2 deri në 4 ballë.

Exit mobile version