TIRANË– Kjo e shtunë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë temperatura të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë. Pritet që temperaturat më të larta të regjistrohen në qytetet Elbasan, Berat dhe Fier.
Temperaturat e ajrit do të kenë luhatje nga 14°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm./Radar.al