Site icon Informohu siç duhet

E shkuara kri*inale e Rexhep Rrajës/ Nga dh*na ndaj Xhisiela Malokut, tek goditja me shkop bejsbolli e kushërinjve Maja

TIRANË- Në prangat e policisë ka rënë edhe Rexhep Rraja si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se grupi kriminal “Rraja” raportohet se ishte përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa bazën e kishte në Nikël, sipas burimeve për gazetaren Klodiana Lala. Të arrestuarit e tjerë janë:  Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja dhe Perparim Rraja.

Rexhep Rraja një personazh i njohur për policinë:

Rexhep Rraja është i riu që u filmua teksa godiste me shkop bejsbolli dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën.

Në dhunimin barbar të dy kushërinjve, ngjarje e ndodhur në vitin 2023, u përfshinë edhe anëtarë të fisit Rraja, si dy vëllezërit e deputetit socialist, Xhelal e Flamur Rraja, ku ky i fundit i drejtonte armën një prej të dhunuarve që ndodhej pa ndjenja në dyshemenë e lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Megjithatë emri i Rexhep Rrajës dhe xhaxhait të tij, Xhelalit, është përfshirë edhe një ngjarje tjetër të dhunshme.

I riu është akuzuar se ushtonte dhunë ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Xhisiela Malokut dhe rasti u bë publik nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi ngjarjen dhe ngriti akuza ndaj policisë për neglizhencë. Por kur ngjarja u bë publike, Emiljano Nuho pretendoi se Xhelal Rraja e kishte kërcënuar me armë që të mbyllte dosjen. Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloku kishte dëmtimin në trup. Më pas ajo e fundit tërhoqi denoncimet duke theksuar se e kishte bërë gjithçka nga xhelozia ndaj ish partnerit të saj.Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018, për t’u liruar tre muaj më pas pasi fitoi lirinë me kusht./Radar.al 

Exit mobile version