Aktorja e njohur Rebel Wilson dhe partnerja e saj, Ramona Agruma vendosën që të kurorëzonin dashurinë e tyre.
Dyshja në fjalë morën vendimin për martesë dhe këtë lajm e bën pubik duke postuar fotografi nga dita e dasmës së tyre.
Aktorja zbuloi se ceremonia u zhvillua gjatë ditës së shtunë në ishullin italian të Sardenjës.
Rebel dhe Ramona ndanë publikisht planet e tyre për t’u martuar vitin e kaluar, pasi ylli i “Jojo Rabbit” i propozoi në Disneyland, Kaliforni me një unazë Tiffany.
Përveç romancës dhe martesës, ajo u bë gjithashtu nënë e një vajze në vitin 2022, e cila lindi nëpërmjet një surrogateje.

