Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasidten e djeshme në Elbasan ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndije në batanijen elektrike në banesën e një të moshuari.
Për rrjedhojë të ngjarjes janë dëmtuar disa materiale në shtëpi si dhe vetë pronari 83-vjeçar ka marrë disa plagë.
Fatmirësisht bëhet me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Pasditen e djeshme, në lagjen “11 Nëntori”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, në batenijen elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. S., 83 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, si dhe është lënduar 83-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.


