Një person i armatosur i moshës rreth 60-vjeçare hapi zjarr brenda një dyqani McDonald’s në Paris, duke vrarë një person.
“Një burrë rreth 60 vjeç, hyri në një dyqan McDonald’s në Paris, pranë Porte se Cligancourt këtë të premte dhe qëlloi me disa plumba një person. Për pasojë, personi ende i paidentifikuar humbi jetën”, thuhet në deklaratën e policisë.
Deri më tani nuk ka informacion për shkakun e ngjarjes, ndërsa autoritetet franceze vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.