Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në spitalin psikiatrik në tiranë.
Pacientja 30-vjeçare ka goditur me send të fortë dy paciente të tjera.
Fatmirësisht mësohet se dy të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa thuhet se kanë nisur procedimet ne gjendje të lirë për 30-vjeçaren që shkaktoi ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i Policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 30 vjeçe, e cila është paciente në spitalin psikiatrik.
Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit, ku A. K. ka goditur me një send të fortë dy paciente të tjera.
Të dyja pacientet morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.