Ditën e sotme një shtetas shqiptar 51-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm, është vënë në pranga nga policia italiane në Raguza për dhunë në familje dhe gjithashtu abuzim seksual.
Ngjarja e rëndë është zbuluar së fundmi, pasi bashkëshortja e tij e denoncoi për akte të përsëritura keqtrajtimi në familje ndaj saj dhe vajzës së mitur.
“Në veçanti, gruaja, për shkak të sjelljes së ish-partnerit, të kryer në periudhën 2018-2023, jetonte në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe terrori, e detyruar të ndryshonte rrënjësisht zakonet e saj të jetës, derisa raportoi faktet e rënda që kishte pësuar”, raporton media italiane.
Denoncimet nga gruaja e tij dhe hetimet policore çuan në arrestimin e 51-vjeçarit me precedentë të shumtë penalë, ndaj të cilit u ngritën edhe dy akuza të rënda.
Pas një periudhe burgimi në arrest shtëpie, ai u dërgua në burgun e Raguzës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 6 vjet e 6 muaj arrest në burg.