Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur së fundmi në Dibër ku një 31-vjeçar nga fshati ndërroi jetë një ditë më parë.
Burimet paraprake bëjnë me dije se i riu dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte vënien e një linje interneti.
Për rrjedhojë Policia njoftoi sot se ka nisur hetimi për administratorin e kompanisë së internetit, ku ishte i punësuar viktima Andi Sulejmani.
43-vjeçari do të hetohet për veprën ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’.
“Pas veprimeve hetimore të kryera në lidhje me këtë rast, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për administratorin e kompanisë së internetit në të cilën ishte i punësuar 31-vjeçari, shtetasin O. K., 43 vjeç, banues në Peshkopi”, informoi policia.