Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e djehsme në Memaliaj ku një qytetar u gjend i pajetë në banesën e tij.
Ngjarja është zbuluar rreth orës 13:30 ditën e djeshme teksa gjatë një kontrolli të bërë nga policia qytetari u gjet pa shenja jete.
Deri më tani dyshohet se 53-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Më datë 22.01.2025, rreth orës 13:30, në fshatin Kalivaç, Memaliaj, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi Gj. H., 53 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale” njofton policia.

