Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Petrelë ku një qytetar ndërroi jetë.
Burimet bëjnë me dije se shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, po prodhonte vaji ulliri kur papritmas makineria i ka këputur dorën e për pasojë qytetari ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.


