Site icon Informohu siç duhet

E rëndë/ Përplasje me mjete prerëse mes adoleshentevë. Lëndohet njëri prej tyre

E FUNDIT/ I riu merret peng në mes të ditës. DETAJET e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë ku mes disa adoleshentësh ka patur përplasje fizike me thika jashtë gjimnazit “Raqi Qirinxhi”.

Për rrrjedhojë të ngjarjes burimet bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur 1 prej tyre.

I riu mësohet të ketë marrë dëmtime në fytyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Korçës ka shoqëruar disa prej adoleshteve të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç.

16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Exit mobile version