Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Bilisht ku një 58-vjeçar i identifikuar si Edmond Çeka u gjend I pajetë mesditën e kësaj të premteje në një rrugë.
Burimet bëjnë me dije se viktima dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, dhe si pasojë e temperaturave të ulëta.
Mendohet se ka qenë duke ecur përgjatë kësaj rruge.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


