Një 45-vjeçar është gjendur i pa jetë dhe pa shenja dhune.
Shtetasi K. H., nga Shijaku ka ndërruar jetë në një shtëpi të braktisur policia njofton së 45-vjeçari është pa shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje edhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 45 vjeç, banues në Shijak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.