Site icon Informohu siç duhet

E rëndë në Vlorë, klienti godet me thi*ë praktikantin në një berberhane

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një i ri është plagosur me thikë në ambientet e një berberhaneje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Isa Boletini”, ku një klient ka sulmuar praktikantin e lokalit pas një konflikti që dyshohet të ketë pasur motive të dobëta.

I plagosuri, një 25-vjeçar me inicialet M. Sh., ka marrë goditje me thikë në zonën e kraharorit, pranë zemrës, dhe është dërguar menjëherë në spital. Fillimisht u raportua se ndodhej në gjendje të rëndë, por sipas të dhënave zyrtare, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Forcat e rendit ndodhen në terren dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Exit mobile version