Ngjarje e rëndë në Tiranë, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën pranë banesës së tij, ndërsa dyshimet e para flasin për arrest kardiak.
Sipas policisë, viktima me inicialet E.H. është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku jetonte. Kanë qenë kalimtarët ata që e kanë konstatuar dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet përkatëse, por 44-vjeçari kishte ndërruar jetë dhe nuk ka qenë e mundur t’i jepet ndihma e nevojshme.
Rastet e arrestit kardiak po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe te moshat e reja, ndërsa mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të rregullta dhe kujdes më të madh ndaj shëndetit.

