Një 20-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në Milano, pasi u qëllua me armë zjarri nga një efektiv i policisë gjatë një operacioni anti-drogë në zonën e Rogoredo.
Sipas mediave italiane, i riu nuk është shtetas italian, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë publik. Edhe pse ambulanca mbërriti shpejt, për shkak të plagëve të marra, viktima nuk mundi të mbijetonte.
Referuar raportimeve vendase, i riu ishte i armatosur dhe iu afrua patrullës së policisë, duke hapur zjarr ndaj oficerëve, të cilët iu përgjigjën. Megjithatë, dynamika e plotë e ngjarjes mbetet ende e paqartë, dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.

