Një ngjarje tronditëse është regjistruar në zonën e Patisias, në Greqi, ku një vajzë vetëm 1-vjeçe është gjetur pa ndjenja brenda banesës së saj. Sipas hetimeve të policisë, e mitura është ekspozuar ndaj lëndëve narkotike që konsumonte i ati.
Babai 27-vjeçar dyshohet se ka përdorur drogë në prani të fëmijës së tij, duke shkaktuar helmimin e rëndë të së voglës. Menjëherë pas njoftimit, forcat policore dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa fëmija është dërguar me urgjencë në spital.
Mjekët raportojnë se 1-vjeçarja ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është vendosur në intubim.
Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar të riun, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare.