Një krim ka ndodhur në Greqi, ku një 43-vjeçar ka vrarë ish-gruan dhe më pas veten.
Një 43-vjeçar në Greqi ka vrarë ish-gruan e më pas ka vrarë dhe veten.
Mësohet se 43-vjeçari nuk ka pranuar ndarjen nga gruaja dhe nëna e dy fëmijëve të tij dhe ka ndërmarrë këtë aktin tragjik duke i dhënë fund jetës së saj e më pas të vetes.
Raportohet se 43-vjeçari kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshorten duke mbajtur një pushkë në dorë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndërsa vajza e mitur, 13-vjeçe e çiftit, e cila ka parë të atin, ka filluar të bërtasë. Fqinji i tyre, i cili jetonte një kat më sipër banesës së ish-çiftit dëgjoi zërat, dhe me pas zbritën dhe pa 43-vjeçarin me armën në dorë. Ai u përpoq ta ndalonte, por nuk mundi.
Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. I tërbuar dhe i vendosur, 43-vjeçari u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës, duke qëlluar mbi 36-vjeçarin nga xhami i përparmë i mjetit.
Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës së ish-bashkëshortes dhe ka vrarë veten.