Site icon Informohu siç duhet

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen dy shtetas të huaj, njëri ndërroi jetë

Skafi i Policisë Kufitare të Durrësit ka transportuar dy shtetas të huaj nga të cilët njëri prej tyre ka humbur jetën, bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkull, kurse personi tjetër u mor nga ambulanca në gjendje shoku. Personat nuk kishin mjete identifikuese.

Sipas informacioneve nga porti rezulton se sot teksa patrullonte në det ,një skaf i kufirit ka hasur një motor uji me dy persona sipër.

Mjetit i ishte fikur motori. Skafi i kufirit ka bërë transportimin e tyre në port te kalat. Ndërkohë teksa mbërriti autoambulanca njëri prej tyre ndërroi jetë kurse tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Exit mobile version