Breshëri plumbash u gjuajtën mbi Yuliana Castillo Sánchez, modele 29 vjeçare në Kosta Rika.
Në një deklaratë autoritetet thanë: “Viktima ishte në një rrugë publike, me sa duket duke pritur autobusin, kur dy burra erdhën me motoçikletë”.
“Ajo kishte nisur të debatonte me ta, dhe një nga të dyshuarit e qëlloi para se të largoheshin nga vendngjarja”.
Autoritetet thanë se mund të ishte një sulm hakmarrjeje pasi viktimës nuk i ishin vjedhur sende personale.
Castillo Sánchez ishte një modele e njohur në Instagram me rreth 15,000 ndjekës.
E ndjera lë pas vajzën tetë vjeçare dhe të birin katër vjeçar.
Një familjar tha për modelen: “Ajo ishte një nënë e shkëlqyer, bënte gjithçka për fëmijët e saj. Donte t’ia dilte vetë dhe të bënte më të mirën për fëmijët”.
raportohet se po priste autobusin para se sulmuesit në motoçikletë ta qëllonin me pistoletë, pas një debati që e reja duket se pati me ta