Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Qipro ku humbi jetën një foshnje e porsalindur dhe gjashtë të tjera ndodhen në gjendje kritike në një spital në Qipro.
Buriemt bëjnë me dije se një punonjëse mjekësore ngatërroi shishen dhe futi alkool në qumështin që po përgatitej për foshnjat.
Foshnja që humbi jetën, e cila ishte afro 20 ditore dha frymën e fundit ndërsa gjashtë të tjera janë të intubuar në Repartin e Kujdesit Intensiv.
Sipas mediave, pesë persona të cilët ishin në turn teksa ndodhi ngjarja, janë arrestuar, teksa po shqyrtohet nëse ndaj tyre duhet të rëndojë akuza për vrasje nga pakujdesia.
Të pestë pretenduan se alkooli ishte në një shishe prej pesë litrash dhe u gjet në zonën e përgatitjes së ushqimit.
Autoritetet po kryejnë hetimet për ngjarjen e paprecedentë dhe po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë.


