Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Hirth, pranë Këlnit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një grup nxënësish të shkollës fillore që po ecnin në trotuar. Si pasojë, tre fëmijë dhe një i rritur kanë mbetur të plagosur.
Sipas autoriteteve gjermane, fëmijët janë nxënës të klasës së katërt. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka konfirmuar se nuk ka të dhëna që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme. Shoferi i makinës është një 20-vjeçar.
Në vendngjarje ndërhynë dy helikopterë shpëtimi dhe katër ambulanca. Zona është rrethuar dhe hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.


