Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë ku një 47-vjeçar është gjendur i pajetë në automjetin e tij.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore në anë të unazës së qytetit.
Rrethanat e ngjarjes në fjalë mbeten të pazbuluara ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar lidhur me rastin.
Njoftimi i Policisë
Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


