Site icon Informohu siç duhet

E rëndë/ I riu gjendet i shtrirë pa shenja jete në mes të rrugës, ja për çfarë dyshohet

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Laç. DETAJET e para

Një person është gjetur pa shenja jete në mes të rrugës, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Myslym Keta”, Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ka rënë nga kati i 5-të i pallatit e për rrjedhojë ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”.

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version