Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Fierit ku u mësua se një 76-vjeçar i dha fund jetës së tij duke konsumuar fotoksinë.
Burimet bëjnë me dije se i moshuari në fjalë pasi konsumoi fotoksinën u paraqit në spital dhe pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, nuk arriti të mbijetonte.
“Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi K. H., 76 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën”, njofton policia.


