Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme ku një i moshuar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete, në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se i moshuari nuk kishte shenja dhune në trup ndaj mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”.
Njoftimi i Policisë
Më datë 16.11.2024, rreth orës 11:00, në rrugën “Njazi Meka”, është gjetur në banesën e tij, nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. P., 71 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

